×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli, bashkë në luftën kundër COVID-19

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu tha se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të bashkëpunojnë në luftën ndaj virusit COVID-19, një përpjekje konkrete kjo e Izraelit për të normalizuar marrëdhëniet me vendet arabe.

    Gjatë një deklarate për mediat, Netanjahu bëri me dije se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe në përballimin e krizës së pandemisë COVID-19 ishte i mundur dhe se do të zyrtarizohej nga ministrat e shëndetësisë të të dy vendeve.

    “Ministrat e Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe shtetit të Izraelit do të zyrtarizojnë bashkëpunimin në luftën ndaj COVID-19. Ky bashkëpunim do të vijë në fushën e zhvillimeve teknologjike dhe në ato fusha që do të përmirësojnë sigurinë shëndetësore në të gjithë rajonin.

    Këto janë rezultatet e komunikimeve të vazhdueshme gjatë muajve të fundit dhe do të sjellë zhvillime pozitive për të gjithë rajonin. Sa më të larta të jenë qellimet tona, aq më të lehtë do ta kemi të sjellim miqtë tanë më afër njëri tjetrit”, tha z. Netanjahu.

    Ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara nuk ka komentuar ende mbi këtë bashkëpunim, i cili do të vinte në një kohë kur vendet arabe kanë kundërshtuar hapur planet e Izraelit për të aneksuar pjesë të territorit palestinez, një plan ky i mbikëqyrur dhe miratuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Aktualisht Izraeli nuk ka marrëdhënie diplomatike me vendet arabe në Gjirin Persik, por shqetësimet e përbashkëta mbi influencën në rritje të Iranit kanë sjellë një përmirësim të marrëdhënieve midis këtyre vendeve

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Presidenti amerikan në largim Joe Biden njoftoi këtë të hënë se do të zbusë dënimet e 37 nga 40 personat e dënuar...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka sugjeruar se është në favor të lejimit të TikTok-ut të vazhdojë operimin në Shtetet e...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Ukraina ka marrë një këst prej 1.1 miliard dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Denys Shmyhal...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur rreth themelimit të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës së Fundit në Kosovë. Ministrja,...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri në 40 minuta. Sipas Qendrës Kombëtarë për Menaxhim...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë një përmbledhje të punëve për vitin që përfundon edhe pak...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, nga familjarët në Pogradec. Nga veprimet e para...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas protestave masive në Beograd. Ramadani ka thënë se fatkeqësisht krizat politike në Serbi, çdoherë...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re. “Qendra Kulturore...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.