Aktorja dhe modelja Emily Ratajkowski në mars të këtij viti lindi djalin Sylvester dhe menjëherë ajo riktheui linjën e saj të famshme për t’u patur zili. Dhe tani Emily pozoi me bikini miniaturë në shfaqjen e ‘Rihanna’s Savage x Fenty’ në Los Anxhelos, transmeton FrontOnline.
Bikini ngjyrë vjollce me qafë të lartë nuk kishte rripa, dhe Emily e shoqëroi me taka me model kafshësh ndërsa flokët e saj ishin të endura. Modelja ka postuar foto nudo në Instagramin e saj gjatë gjithë shtatzënisë, kështu që mund të shihet se barku i saj i sheshtë është kthyer në një kohë tepër të shkurtër, dhe figura e saj duket të jetë krejtësisht e pandryshuar.
Emily u bë e famshme në videon ‘Blurred lines’ nga Pharrell Williams dhe kur kënga u bë hit veror ajo u bë një yll i vërtetë. Pas kësaj, revistat më të mëdha në botë e donin atë në kopertina, dhe emri i saj u bë i famshëm botërisht./FrontOnline/