×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Emërimi i Zafir Berishës, flasin deputetët e ekspertë të fushës

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Jo veç Richard Grenell.

    Krye protagonist, gjatë të hënës ishte edhe, Zafir Berisha.

    Shkak për këtë u bë emërimi i tij në postin e ri si kordinator për çështje të sigurisë kibernetike, shkruan Front Online.

    Njohësit e kësaj fushe thonë se emërimi i tij në këtë pozitë që është e dyta për të, krahas asaj që mban të zëvendëskryeminstrit të Punëve të Brendshme, u bë mbi baza politike e jo profesionale.

    “Nëse flasim që të kemi persona me ekspertizë duhet të kishim një person që ka ekspertizë minimuni 10 vjet përvojë në këtë fushe. Ka në Kosovë që ka njerëz të tillë”, u shpreh Mentor Hoxhaj, ekspert i kibernetikës për Front Online.

    I bindur se Zafiri e ka një përvojë të tillë është Bekë Berisha, zëvendëskryetar i komisionit për siguri dhe mbrojtje në Kuvend.

    Ky thotë se Zafir Berisha, të cilit disa orë pas emërimit iu hakua llogaria e tij në Facebook, jo me doemos duhet të jetë haker për të qenë në krye të pozitës të re që pranoi.

    “E keni marrë se Zafir Berisha duhet me kanë haker. Nuk është e thane me kanë ndonjë kuller që i thyen passwordet. Zafiri i njeh gjërat. Është shumë i qëlluar , mirë që është vendosur në atë pozitë. E njeh këtë fushën e sigurisë”, tha Berisha për Front Online.

    Por se a është në të vërtet kështu, eksperti Mentor Hoxhaj, thotë se do të kuptohet shumë shpejt.

    “Nuk mund te themi i aftë apo i paaftë. Zoteri Zafiri do të vazhdojë në ditët në vazhdim. Ju them se në dy javëshin e parë nëse zoteri Zafiri Berisha nuk është në krye të detyrës do ta kuptojmë”, u shpreh ai.

    Ekspertin tjetër të internetit, Hekuran Doli, po e brengos diçka tjetër.

    “Kordinatori i ri vjen në kohën kur duhet të fillojë procesi i zhvillimit të strategjisë së ardhshme kibernetike 2020-2024, dhe si i tillë është përgjegjës për menaxhimin e zhvillimit të kësaj strategjie. Prandaj, duke konsideruar edhe natyrën kritike të fushës, kjo pozitë kërkon ekspertizë”, shkroi ai në Facebook.

    Ishte ish – kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ai që nënshkroi vendimin për zhvillimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike. /Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.