Elmi Reçica, kandidat për deputet nga PDK-ja, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka deklaruar se me hapjen e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, ka nisur një rrugëtim i ri për ndryshim dhe zhvillim.
Reçica ka thënë se është koha për një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar.
Tutje ai thënë se me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova do të ketë ekonomi të fuqishme, arsim cilësor, shëndetësi moderne dhe mirëqenie qytetare.
“Nga hapja madhështore e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, nisim një rrugëtim të ri për ndryshim dhe zhvillim.Është koha për një Kosovë më të mirë, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Me Bedri Hamzën kryeministër, do të sjellim ekonomi të fuqishme, arsim cilësor, shëndetësi moderne dhe mirëqenie qytetare. Tubimi i sotëm e vulos fitoren e PDK-së më 9 shkurt. Është koha për Bedri Hamzën kryeministër”, ka shkruar Reçica.
Postimi i plotë:
Nga hapja madhështore e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, nisim një rrugëtim të ri për ndryshim dhe zhvillim.
Është koha për një Kosovë më të mirë, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Me Bedri Hamzën kryeministër, do të sjellim ekonomi të fuqishme, arsim cilësor, shëndetësi moderne dhe mirëqenie qytetare.
Tubimi i sotëm e vulos fitoren e PDK-së më 9 shkurt.
Është koha për Bedri Hamzën kryeministër.