×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Eliot Engel: Më thyhet zemra që u kemi kthyer shpinën kosovarëve

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Kryetari i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, Eliot Engel, ka thënë se administrate aktuale amerikane duket se nuk e ka përkushtimin që kishin për Kosovën administratat e kaluara amerikane.

    “Zgjedhjet sapo janë mbajtur në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara tani duket se janë duke u larguar nga përkushtimi dypartiak që kemi pasur në administratat e kaluara, duke nisur me Clintonin, Bushin dhe të tjerët”, është shprehur ai.

    Zoti Engel ka rikujtuar edhe një herë mirënjohjen dhe falënderimin që kanë shprehur shqiptarët për popullin amerikan. Ai ka theksuar se SHBA, në njëfarë mënyre, ia kanë kthyer shpinën popullit të Kosovës.

    “Pavarësisht sa shumë mund të udhëtoni, ju nuk mund të gjeni kurrë një vend që i përshëndet amerikanët me aq gëzim, sikurse kosovarët. Unë kurrë nuk kam parë ndonjë vend që i do dhe i vlerëson amerikanët dhe është aq falënderues për atë që kemi bërë më 1999 për të parandaluar gjenocidin që po ndodhte para syve të Evropës. Andaj më thyhet zemra që, në njëfarë mënyre ua kemi kthyer shpinën atyre njerëzve”, është shprehur Engel.

    Ndërkaq, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka thënë se tani Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndihmuar sikur dikur në zgjidhjen e mospajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
    “Çfarë ka ndodhur, fatkeqësisht, është se tani ka pyetje rreth kufijve dhe rreth asaj se Kosova ka qenë pjesë e Serbisë. Mirëpo, mendoj se në shumë mënyra, më duhet ta them këtë me keqardhje, Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndihmuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje me (presidentin serb, Aleksandar) Vuçiqin dhe me atë që serbët kanë tentuar ta zhbëjnë, e që ka pasur për pasojë një spastrim etnik, një gjenocid, të cilin e ka dënuar komuniteti ndërkombëtar”, ka deklaruar Albright, transmeton Radio Evropa e Lirë.

    Zonja Albright, siç duket, u është referuar diskutimeve për ndryshim kufijsh e për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë.Zoti Engel dhe zonja Albright i kanë bërë këto komente gjatë një debati të organizuar nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, të cilin e kryeson Eliot Engel.Në këtë debat, I cili është zhvilluar përmes videokonferencës. është diskutuar për autoritarizmin, dezinformimin dhe qeverisjen gjatë krizës së pandemisë së koronavirusit.Në debat kanë marrë pjesë edhe Derek Mitchell, President i Institutit Nacinal Demokratik (NDI) dhe Daniel Twining, President i Institutit Ndërkombëtar Republikan.

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.