×
  • Sport
  • Sport

    Eliot Bujupi: Debutimi me Kosovën – ëndërr e realizuar

    FrontOnline
    14 Shtator 2024

    Eliot Bujupi, një nga talentet më të mëdhenj të futbollit kosovar, ka qenë në qendër të vëmendjes në grumbullimin e fundit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet kundër Rumanisë dhe Qipros. Ai e nisi edicionin me performancë mbresëlënëse në Stuttgart U19, derisa bëri debutimin e tij me Kombëtaren e Kosovës në fitoren 4:0 ndaj Qipros. Në një intervistë për Futbolli.info, Bujupi ka ndarë ndjenjat e tij rreth paraqitjes së parë në fanellën dardane dhe pritjen që i është bërë në kampin e Dardanëve.

    Ai është shprehur i lumtur për mënyrën se si u prit nga bashkëlojtarët dhe stafi në Kombëtaren e Kosovës. “Të gjithë, nga bashkëlojtarët deri te stafi, më pritën shumë mirë dhe u ndjeva shumë rehat që në fillim të grumbullimit të parë”, ka thënë Bujupi, e që sipas tij kjo mbështetje ka qenë thelbësore për integrimin e tij të shpejtë në ekip.

    Në lidhje me atmosferën në kampin e Kosovës, Bujupi po ashtu është shprehur shumë pozitiv. “Atmosfera për mua ka qenë shumë e mirë dhe kushtet kanë qenë të shkëlqyera. Kemi kushte shumë të mira për punë”, tha ai.

    Për Bujupin, përfaqësimi i Kosovës është një ndjenjë shumë e veçantë. Ai e përshkruan këtë moment si një ëndërr të realizuar: “Për mua është shumë e veçantë të përfaqësoj vendin tim—një ëndërr që është realizuar për mua dhe familjen time. Jam krenar që përfaqësoj vendin tim dhe që e veshi këtë fanellë”, tha tutje Bujupi.

    Ai ka një mesazh të fortë për të rinjtë e tjerë të talentuar që të ndjekin gjurmët e tij. “Mesazhi im për të gjithë lojtarët e rinj është që ata duhet ta përfaqësojnë Kosovën me krenari, sepse nuk duhet të harrojnë kurrë se është vendlindja e familjes së tyre”, përfundoi Bujupi.

    18 vjeçari premton të bëhet një nga emrat e mëdhenj të futbollit kosovar. Ai ka arritur të shënojë 8 gola në 5 ndeshje me Stuttgart U19 këtë sezon, duke treguar një nuhatje të shkëlqyer për golin dhe një potencial të jashtëzakonshëm për të ardhmen. Debutimi i tij me Kombëtaren e Kosovës kundër Qipros është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij dhe tregon për një të ardhme të ndritur për sulmin e Dardanëve.

    Nga Rubrika
    Sport12 Janar 2025
    Barcelona ka triumfuar në Superkupën e Spanjës, duke mposhtur Real Madridin me shifrat 5-2. Ndonëse të parët në epërsi kaluan Mbretërit me...
    Sport12 Janar 2025
    Fëmijët nga Vitia po ndjekin ëndrrën dhe dashurinë e tyre për basketboll. Kështu ka shkruar Federata e Basketbollit të Kosovës në faqen...
    Sport12 Janar 2025
    Trajneri i kombëtarës së Kosovës në futboll Franco Foda, e ka nisur një projekt të ri me anë të cilit po kërkon...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.