
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka deklaruar për RTK-në se ky institucion ende nuk ka buxhet për zgjedhje të parakohshme, mirëpo, sipas tij, KQZ-ja do ta bëj kërkesën për mjete financiare për t’i organizuar ato, raporton portali “Front Online”.
Ai këto komente i ka bërë pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës dhe shkuarjes së vendit në zgjedhje. /Front Online/