×
  • Lajme
  • Lajme

    Elezi: Janë 700 persona që po trajnohen ushtarakisht në Serbi, paguhen 1500-5000 euro për sulme në Kosovë

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, thotë se janë 700 persona që po trajtohen ushtarakisht nga Serbia, dhe këta mund të kryejnë sulme terroriste në Kosovë.

    ‘’Kryetari Konjufca e deklaron gjithë atë që kemi thënë ne me parë. Ju e dini që jemi të parët që kemi treguar se janë dy baza të Serbisë afër territorit të Kosovës, afër Veriut të Mitrovicës, por besohet se janë 700 persona që trajnohen ushtarakisht’’, thotë ai.

    Elezi, deklaron se këta persona janë kryesisht nga shtetet fqinj të Kosovës, por edhe nga vetë Kosova dhe se i përkasin kombësisë serbe e po ashtu paguhen për trajnim prej 1500 deri në 5000 euro.

    ‘’Këta persona janë kryesisht nga Kosova, Bosnja, Serbia, Mali Zi dhe Maqedonia, janë serbë që mënyrë vullnetare dhe me një pagesë prej 1500-5000 euro kryejnë trajnime ushtarake dhe që më pas vijnë në territorin e Kosovës, kryesisht në Veriun e Kosovës’’, potencon ai.

    Elezi, po ashtu thotë se këta person Serbia i përdor për sulme në Kosovë, ngase direkt nuk ka guxim të përballet as me Kosovën, sepse sigurinë në vend e garanton Rezoluta 1244 dhe prezenca e KFOR-it.

    ‘’Ne e dijmë që Serbia e ka të pamundur që të luftoj me Kosovës, sepse sipas Rezolutës 1244, e garanton NATO përmes KFOR-it sigurinë në Kosovë dhe Serbia nuk është e gatshme të ketë ballafaqim direkt me ta dhe për këtë përdor grupe dhe persona të ndryshëm, të cilat edhe ashtu janë duke u përgatitur ushtarakisht dhe të njëjtat mund të hynë në Kosovë dhe të kryejnë sulme terroriste si në Banjska’’ shprehet ai për FrontOnline.

    A rrezikohet sërish Kosova nga një sulm eventual nga Serbia? Deputeti i VV-së: Nëse nisen, e marrin përgjigjen e duhur

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme04 Korrik 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përuruar sonte selinë e re. Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka publikuar pamje nga ceremonia....
    Lajme04 Korrik 2024
    Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, vdiq të hënën. “Gjenerali i letërsisë”, pikëlloi zemrat e shqiptarëve por edhe artdashësve anekënd botës. Për...
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit sot edhe nga Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fiçi,...
    Të tjera
    Sport04 Korrik 2024
    Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka ka zbuluar se kush e ndjen se është lojtari më i nënvlerësuar në futbollin botëror. Saka e...
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka festuar sot ditën e tij të lindjes. Rama ka lindur më 4 korrik në Tiranë. E...
    Sport04 Korrik 2024
    Hidhet shorti për sezonin 2024/2025 në Serie A. Kampionati më i dashur në Shqipëri, do e nisë edicionin e ri në fundjavën...
    Vip04 Korrik 2024
    Prej kohësh në rrjet po qarkullonte lajmi se pas BBV, Ed Manushi i ofroi Heidit t’i bashkohej grupit të “Top Arena”, ndërsa...
    Lajme04 Korrik 2024
    Ish-shefi i shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ka vazhduar dëshminë në Hagë. Ai u mor në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit....
    Sport04 Korrik 2024
    Ashtu siç pritej, më i vogli nga vëllezërit Mbappe ndjek gjurmët e më të madhit, Kylian dhe largohet nga PSG . Lille...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.