Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Selitë në Cërrik të Elbasanit rreth orës 21:00 të së enjtes.
Policia informoi se banesa e familjes Ziu është djegur plotësisht nga flakët ndërkohë janë lënduar dy persona.
Lëndime në trup ka marrë pronari i banesës, i moshuari 81- vjeçari I. Ziu, si dhe mbesa e tij, 18- vjeçarja K. Ziu.
Ata janë çuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Një grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e ngjarjes.