×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Eksperti OSHP-së gjen shumë shkelje në tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim me Insulina

    FrontOnline
    05 Tetor 2022

     

    Zyra e Prokurimit e ministrisë së Shëndetësisë (MSH) tashmë me çdo kusht po tenton të anuloj tenderin për furnizim me Insulina pas përpjekjeve të vazhdueshme që fitues të këtij tenderi ta shpall kompaninë “Meditech”, e cila në këtë proces prokurimi ka çmim më të lartë prej rreth 400 mijë euro se sa kompania tjetër që është në garë për këtë proces prokurimi “Pharma Leader”.

    Në seancën dëgjimore të Organit Shqyrtues të OSHP-së ku është shqyrtuar ankesa e dy Operatoreve Ekonomik (OE) që po kundërshtojnë anulimin e këtij procesi prokurimi, eksperti OSHP-së Agim Sheqiri ka prezantuar shumë shkelje që zyra e Prokurimit e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) ka bërë në këtë tender maratonik prokurimi.

    Por, në anën tjetër, zyrtari i prokurimit i kësaj ministrie Berat Marmullaku është munduar të hedh kritika në adresës të kompanisë “Pharma Leader”, ndonëse gjatë kohës sa ai ishte duke zëvendësuar zyrtarin e prokurimit të kësaj ministrie kishte vendosur që ofertën e kompanisë “Pharma Leader” e kishte shpallur fitues te këtij tenderi problematik.

    Por, tash kur ka kaluar një kohë e gjatë, opinioni i zyrtarit të zyrës së Prokurimit Berat Marmullaku është krejtësisht tjetër, duke e mos përfillur fare dosjen e  tenderit për ketë proces prokurimi.

    Eksperti i Organit Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) Agim Sheqiri gjatë seancës së shqyrtimit kryesor të ankesave të kompanive ankuese ka thënë se për të si ekspert shqyrtues dosja me kriteret e përcaktuara është Kushtetutë.

    “E kemi një proces që po zgjat që nga viti 2020. Për ketë proces kemi vendime, ekspertiza, për të cilat unë nuk dua të lëshohem. Unë e kam lëshuar një ekspertize që ky aktivitet duhet të rivlerësohet, pasi që Ministria e Shëndetësisë gjatë procesit të vlerësimit nuk ka marrë për bazë kriteret që janë vendosur në dosje të tenderit” ka thënë eksperti gjatë seancës së OSHP-së, raporton Front Online.

    Pra, sipas tij, kriteret në këtë dosje janë shumë të qarta.

    “Në bazë të tenderit kompanitë që aplikojnë te pjesa kërkesa mbi mundësitë teknike, ose profesionale, pika 9,1 dhe 9,2, më saktësisht pika 2 për kompanitë që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit kërkohet të kenë: “Autorizim për Marketing në Kosovë me specifikimin e kërkuar të produktit, nëse nuk ka paralele të regjistruar në Kosovë, vlen Udhëzimi Administrativ 02/2014 dhe për dëshmi – kopja e certifikatës së Autorizim Marketingut në një vend të BE ( Si dëshmi që produkti qarkullon në BE. Për mu është parimore që Autoriteti Kontraktues t’iu përmbahet kërkesave që i ka paraparë në dosje te tenderit” ka thënë më tutje Sheqiri në seancën e OSHP-së.

    Më tutje, Sheqiri ka thënë para Panelit Shqyrtues se në këtë mënyrë duke mos respektuar kriteret e dosjes se tenderit pretendohet të shkohet në monopol direkt.

    Sipas tij, monopolet me parime te konkurrencës janë të ndaluara, raporton Front Online.

    “Ideja në prokurim është jo me monopolizua, por me krijuar konkurrencë. Aty ku ka minimizim të konkurrencës ka dëmtim të buxhetit” ka thënë më tutje eksperti i OSHP-së.

    Në fund të qëndrimit të tij eksperti Shqyrtues ka cituar edhe përfaqësuesin e kompanisë  “Meditech” i cili gjatë seancës tha se insulinat e prodhuesit të njohur amerikan të Insulinave “Eli Lilly” janë një prej liderëve në tregun botëror sa i përket sigurisë

    Pra behët fjalë për një produkt që nuk kontestohet siguria e tij, mënyra e importit është çështje e organeve përgjegjëse” ka thënë në fund eksperti OSHP-së.

    Gjatë seancës së OSHP-së përfaqësuesi i zyrës së Prokurimit të Ministrisë Berat Marmullaku ka thënë se ky proces i prokurimit duhet të anulohet për shkak të shkeljeve që janë hasur më vonë në dosje të tenderit, raporton Front Online.

    Por, në mënyrë kategorike e ka kundërshtuar përfaqësuesi i kompanisë “Pharma Leader” Agron Sadiku, si dhe përfaqësuesi  ligjor i kompanisë “Meditech”.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës, duke theksuar rëndësinë e këtij dokumenti themelor si...
    Lajme09 Prill 2025
    Në përvjetorin e Betejës së Koshares, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për rrugën e vështirësisë së...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e pakrahasueshme, dhe këtë ajo përmend...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka njoftuar se rreth 70 shtete kanë shprehur interes për bisedime me SHBA-në...
    Lajme09 Prill 2025
    Kosharja, vendi ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar dhe u shkrua një nga faqet më të lavdishme të luftës së UÇK-së, sot kujtohet...
    Lajme09 Prill 2025
    Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka votuar draft rezolutën për Kosovën në të cilën mes tjerash kërkohet heqja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.