×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti i trafikut: Të krijohen institutet që zbardhin shkaqet e aksidenteve

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    Pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, ku humbën jetën tre të rinj pasi automjeti i tyre ra në liqenin e Badocit, eksperti i trafikut Nol Dedaj në një lidhje direkte për Lajmet Qendrore të RTK-së nga vendi ku ndodhi aksidenti, ka kërkuar që institucionet të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.

    Dedaj theksoi nevojën e krijimit të instituteve përkatëse për hulumtimin e aksidenteve rrugore, duke vënë theksin te rëndësia e zbardhjes së shkaqeve të sakta që kontribuojnë në parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike.

    “Patjetër institucionet tona duhet të krijojnë institutet përkatëse për hulumtimin e aksidenteve, siç është rasti tani, pasi patjetër duhet të zbardhen edhe faktorët që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në aksident dhe në bazë të rekomandimeve të ekspertëve të merren edhe masat preventive”, theksoi Dedaj.

    Një nga faktorët e aksidenteve që Dedaj përmendi është gjendja e infrastrukturës rrugore. Ai potencoi se në vendin ku ndodhi aksidenti ka pasur disa herë të tjera aksidente dhe problematika kryesore sipas tij lidhet me punimet në rrugë dhe mungesën e sinjalizimeve të duhura.

    “Institucionet tona duhet të bëjnë sinjalizimin e mirëfilltë që drejtuesit të jenë të informuar për rreziqet dhe punimet në rrugë”, u shpreh Dedaj.

    Një tjetër faktor i rëndësishëm, sipas Dedaj, është sjellja e drejtuesve të automjeteve. Ai u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë e tyre në bazë të kushteve të rrugës, jo thjesht të kufizimeve të vendosura.

    “Drejtuesit e automjeteve në këtë aks rrugor është e domosdoshme që t’ia përshtatin shpejtësinë kushteve të rrugës, jo më shpejtësisë së kufizuar. Edhe mbrëmë kemi pasur reshje shiu dhe asfalti ka qenë shumë i lagur, derisa koficienti i fërkimeve nuk është më ai i ditës dhe kalon prej 0.8 në 0.2 dhe drejtuesi i automjetit ka vështirësi ta drejtojë atë nëse nuk e ka të zhvilluar shpejtësinë e sigurisë. E kjo adaptohet nga secili drejtues i automjetit në bazë të kushteve të krijuara, e sidomos kur është errësirë”, tha Dedaj.

    Sipas autoriteteve njëri nga viktimat e aksidentit u gjend brenda veturës, derisa dy viktimat e tjera janë gjetur në ujë pas kërkimeve disa orëshe.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se qeveria nuk do të ndalet asnjëherë së krijuari kushte të...
    Lajme06 Tetor 2024
    Javën që po vjen, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell, vranëira por edhe me riga shiu. Kryesisht, gjatë gjithë javës...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në panelin e sotëm me temë “Politikat Qeveritare për Gratë dhe Vajzat”, diskutuan për...
    Të tjera
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Ushtria e Kosovës është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në panelin për politika qeveritare për gra dhe vajzat në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së,...
    Lajme06 Tetor 2024
    ”Nuk mund ta bëj një kualifikim të tillë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur se si janë raportet e tij...
    Sport06 Tetor 2024
    Ka përfunduar çereku i parë në klasiken basketbollistike kosovare, ndërmjet kampionëve aktual dhe klubit më të trofeshëm në vend. Prishtina po avancon...
    Bota/Rajoni06 Tetor 2024
    Një anije e Marinës Mbretërore të Zelandës së Re u fundos në Samoa, por të gjithë 75 ekuipazhi dhe pasagjerët në bord...
    Lajme06 Tetor 2024
    Nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, Kosova ka bërë hapa që disa ekspertë thonë se i sfidojnë normat tradicionale diplomatike. Me fjalët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.