×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti i mjekësisë ligjore tregon se si duket trupi i një personi të vdekur nga Covid-19

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Prej kur janë regjistruar rastet e para pozitive nga Covid-19 në botë, keni dëgjuar gjithçka rreth këtij virusi vdekjeprurës.

    Ndonëse shumë njerëz ishin mosbesues ndaj Koronavirusit, dëshmitë tregojnë se si virusi i ri ka shkatërruar organet e të prekurve.

    Arsim Gërxhaliu, drejtori i Mjekësisë Ligjore, tregon në detaje për ndryshimet që ndodhin në trupin e një të vdekuri nga Covid-19.

    “Mushkrit janë të ekspanduar të fryer, kanë ngjyrë më të errët, blu të errët, janë më të gjakosura me një gjak pak më të trashur se zakonisht, si dhe kanalet e ajrosjes janë me mukoz me të trashur”, ka thënë Gërxhaliu për Insajderin

    Përveç mushkërive, ndryshime pësojnë edhe organet e tjera, e kjo vije si pasoj e terapisë së Covid-19.

    “Ka pasur edhe raste kur kemi parë edhe organe tjera të ekspanduar, mund të ndodh edhe përshkak të terapisë është një reaksion normal për shembull edhe i mëlqisë në këtë raste, normal kur përdorët terapi e cila nuk ka qenë pjesë përbërse e jetës normale. Por në përgjisthësi përqëndrimi më i madh ka qenë në mushkni ku edhe vrojtohen dhe pothuajse të përcjellura me plumoni të mushkërisë”, ka treguar Gërxhaliu.

    Gërxhaliu ka treguar se deri më tani 50 për qind e obdusioneve të kryera tek kufomat e prekur me Covid-19 kanë rezultuar pozitive.

    “Fillimisht është marrë vendimi që viktimat e Covid-19 të mos ibdukohen për shkak të numrit të madh, por në rast se kemi të bëjmë me vepër penale ne jemi detyrar që t’i bëjë obduksionin. Dikun një sasi prej 50 për qind të rasteve të gjithmbarshme na kanë dalë që të njëjtit kanë qenë pozitivë me Covid-19”, ka thënë Gërxhaliu.

    Tutje, ai ka treguar se një autopsi mund të kryhet në raste se dyshohet për neglizhencë mjeksësore, dhe se së fundi kanë pasur dy raste.

    “Në raste kur dyshohet në neglizhencë mjekësore po kemi pasur, jo më larg se para tre katër ditëve kemi pasur një rast të tillë, po është kryer autopsia dhe jemi në përfundim të raportit sepse përparimi i organeve dhe mostrave biologjike të lëngëta kërkon kohë”, ka thënë Gërxhaliu për Insajderin.

    Drejtori i Instituti ka treguar se shumë persona të cilët kanë humbur jetën në rrethana tjera kanë rezultuar pozitivë në raportin e autopsisë, kjo për pasi kanë qenë a-simptomatik.

    “Ne punojmë me urdhëresa të prokurorit, por duke marrë parasysh që ne çdo rasti ja u kemi marrë mostrat kanë dal edhe raste të tjera për të cilat nuk e kanë ditë që kur kanë pasur Covid-19. Për shembull rastet e vdekjeve të aksidente, vetëvrasjet, vrasjet që kanë dalë pozitiv që do të thotë se kanë qenë raste a-simptomatike, nuk e kanë ditë që e kanë pas, kjo e ka peshën e vet për lajmërimin e familjarëve që të jenë më të vëmendshëm për faktin që e kanë pasur familjarin të prekur me Covid-19”, ka shtuar me tej ai.

    Gërxhaliu ka shtuar se për shkak të masave të Covid-19 dhe numrit të vogël të stafit përfundimi i analizave toksikologjike dhe histopatologjike po merr më shumë kohë.

    Deri më tani në Kosovë nga Covid-19 kanë humbur jetën 1 mijë e 137 qytetarë.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje publike ministrit aktual të Financave, Hekuran Murtatit që të përballen me debat. Bajrami...
    Lajme30 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë, mëngjesin e së premtes, ka zhvilluar një aksion kundër trafikimit të drogës dhe ka arritur të sekuestrojë mbi...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ekonomisti Mustafa Kadriaj thekson se është e rëndësishme të kemi në retrospektivë se kjo qeveri, para se të vije në pushtet, kishte...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, Kosovës i është referuar në gjuhën shqipe. Në fjalimin e tij,...
    Lajme30 Shtator 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas dështimit të ekzekutivit për ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë. Ai ka...
    Lajme30 Shtator 2024
    Pal Lekaj deputet nga AAK, kritikoi Qeverinë Kurti për dështimin dhe siç tha për keqpërdorimin e sektorit të energjisë. Ai theksoi se...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se e ka nënshkruar vendimin për ekzekutimin e mjeteve për 113 studentët e...
    Lajme30 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale është i domosdoshëm...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Qeveria gjermane po ndjek një politikë të rreptë kursimi. Në vitin 2025, financimi gjerman për ndihmën humanitare në botë do të përgjysmohet....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.