×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti i  integrimeve  demanton  Haradinajn: S’ka viza sivjet!

    FrontOnline
    20 Shtator 2019

    Drejtori ekzekutiv  i Institutit Epik, Demush Shasha,  në një përgjigje për “Front Online” i ka komentuar deklaratat  e Kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, i cili dje tha se liberalizimi i vizave mund të ndodhë me 1 nëntor të këtij viti.

    I pyetur se sa ka gjasa që liberalizimi i vizave të ndodhë këtë viti , Shaha tha se  kjo është e pamundur pasi që kanë mbeurt edhe dy takime të Këshillit për Drejtësi dhe Punë të Brendshme të BE-së dhe në asnjërin nga këto dy takime nuk është në rend të ditës çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

    “Është po thuaj e pamundur që të këtë vendimmarrje pozitive për liberalizimin e vizave gjatë vitit 2019. Kanë mbetur edhe dy takime të Këshillit për Drejtësi dhe Punë të Brendshme të BE-së, në muajin tetor dhe dhjetor 2019. Në asnjërin nga këto takime, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është në rend dite. Rrjedhimisht i gjithë procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave pritet të shtyhet për vitin 2020”, Tha ai.

    Ndërsa i pyetur se si i komenton deklaratat e kryeministrit në largim për çështjen e vizave, Shaha tha se premtimet për viza janë për konsum të brendshëm.

    “Konsideroj se deklaratën e z. Haradinaj duhet parë në kontekstin e deklaratave të gjithë vitit 2018, me ç’rast janë bërë premtimet e pafund për liberalizimin e vizave por të cilat nuk u realizuan dhe në fakt kanë qenë deklaratat për konsum të brendshëm. Rrjedhimisht, edhe sot deklaratë e z. Haradinaj duhet parë nga ky këndvështrim” deklaroi Shasha./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.