Qeveria e Kosovë, në krye me Albin Kurti, ka formuar grupin punues për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, me kryetar Besnik Pula.
E themelimin e këtij Fondi, Kurti po e sheh si mundësi të mirë për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.
Por, mendim të kundërt për implementimin e këtij fondi kanë njohësit e çështjeve ekonomike.
Safet Gërxhaliu, në një prononcim për FrontOnline, tha se implementimi i Fondit Sovran do të jetë i vështirë, pasi që siç tha ai Kosova ka mungesë të sundimit të Ligjit dhe, mungesë të stabilitetit politik.
“Themelimi i Fondit Sovran, mendoj se është një ide e mirë dizajnuar, mirëpo do të këtë vështirësi për tu impelementuar dhe për tu realizuar, dy pikat kryesore që e karakterizojnë ekonominë e Kosovës janë mungesa e sundimi i ligjit dhe stabilitetit politike”, tha ai.
Rrezik tjetër sipas Gërxhaliut për implementimin e Fondit Sovran, janë dhe kërkesat e debitorëve për procesin e privatizimit.
“Pjesa dërmues e të hyrave apo mjeteve financiare që pretendohen të jenë në funksion të zhvillimit apo në funksion të krijimit të këtij fondi do të jenë afër 648 milionë euro nga Fondi i Privatizimit. Vetë fakti që po bartet AKP-ja në kuadër të kabinetit Qeveritar kam drojë që është rreziku i parë për arsyeje se janë afër 1 miliardë e 900 milion euro kërkesa nga debitorët e ndryshëm për procesin e privatizimit në tërësi dhe ndërkohë kemi edhe kërkesa të shuma në adresë të Trepçës që janë 1 miliardë e 600 milionë euro, prandaj kjo do të jetë sfida kryesore”, tha Gërxhaliu.