×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekspertët e sigurisë: Vrasja e Liridona Murselit, e planifikuar

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2023

    Fitim Shishani, njohës i sigurisë, lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit, tha se është vështirë të thuhet një diçka për shkak të rrezikshmërisë së lartë të këtij rasti, për mënyrën e kryerjes së këtij akti.

    Ai këtë akt e cilësoi si një vrasje e rëndë.

    “Ky rast ka qenë i përgatitur dhe me role të ndara të pjesëmarrësve, prandaj e bën rastin të vështirë”, tha Shishani, në “Lajmet e fundit, në RTK.

    Ai këtë akt të rëndë e ndan në dy pjesë: në njërën anë vrazhdësia e kryerjes së këtij akti, sepse e ndjera ka qenë pjesëtare e familjes; ndërsa në anën tjetër, veprimet e shpejta të Policisë së Kosovës, janë për çdo lëvdatë.

    Ndërsa Arbër Jashari, avokat, i cili pati shprehur dilemat e tij lidhur me këtë vrasje, tha se këto i ka mbështetur në doktrina shkencore juridike, por edhe logjikën.

    “Secila vepër penale i ka karakteristikat e veta dhe kur e kam analizuar situatën në bazë të informatave që na kanë ardhur, i kam shprehur dyshimet e mia se ajo nuk mund të jetë një grabitje dhe që grabitësit i targetojnë pasuritë, veturat, bankat”, tha mes tjerash, avokati Jashari, teksa shtoi se kjo dukej më shumë si vrasje e planifikuar.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.