×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ekonomia amerikane u rrit me 2.8% gjatë tremujorit të fundit

    FrontOnline
    26 Korrik 2024

    Ekonomia amerikane shënoi një rritje tremujorin e kaluar me një ritëm të fortë vjetor prej 2.8%. Konsumatorët dhe bizneset ishin shtysat kryesore të rritjes pavarësisht normave të larta të interesit.

    Në raportin e publikuar të enjten nga Departamenti i Tregtisë thuhet se prodhimi i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimet e ekonomisë shënuan rritje gjatë tremujorit prill-qershor pas rritjes me të njëjtin ritëm prej 1.4% gjatë tremujorit janar-mars. Ekonomistet patën parashikuar një rritje më të dobët vjetore prej 1.9%.

    Raporti tregon se edhe inflacioni po vazhdon të bjerë, megjithëse ende është mbi objektivin prej 2% të Bankës Qendrore. Inflacioni gjatë tremujorit të fundit ishte 2.6%, një rënie nga masa prej 3.4% gjatë tremujorit të parë të vitit.

    Duke përjashtuar çmimet e paqëndrueshme të ushqimeve dhe energjisë, i ashtuquajturi inflacioni bazë ose fuqia blerëse u shtua me një ritëm prej 2.9%.

    Të dhënat e fundit duhet të përforcojnë besimin se ekonomia amerikane është në prag të “një rrugëdalje të butë” të rrallë, ku normat e larta të interesit, të përcaktuara nga Rezerva Federale, po zbusin inflacioni pa e shtyrë ekonominë në recesion.

    Shifrat pozitive të tremujorit të fundit u nxitën nga shpenzimet e konsumatorëve që përbëjnë thelbin e ekonomisë amerikane. Shpenzimet shënuan një rritje vjetore prej 2.3% gjatë periudhës prill-qershor, një rritje nga masa prej 1.5% gjatë tremujorit janar-mars.

    Shpenzimet për blerjen e mallrave, si makina dhe pajisje shtëpiake, u rritën me një normë prej 2.5% pas një rënie në masën 2.3% gjatë tre muajve të parë të vitit.

    Investimet e biznesit u rritën gjatë tremujorit të fundit, me shtimin e investimeve për pajisje në masën vjetore prej 11.6%. Shtimi i inventarëve të bizneseve ndikoi gjithashtu tek rritja.

    Nga ana tjetër, rritja e importeve shënoi një rënie me 0.9% gjatë periudhës prill-qershor. Pavarësisht rritjes së shënuar gjatë tremujorit të fundit, ekonomia amerikane, më e madhja në botë, ka pësuar ngadalësim falë normave të larta të interesit.

    Nga mesi i vitit 2022 deri në vitin 2023, rritja vjetore e prodhimit të brendshëm bruto arriti në masën 2% gjatë 18 muajve. Gjatë dy tremujorëve të fundit të vitit të kaluar, prodhimi i brendshëm shënoi një zgjerim me ritme të forta prej 4.9% dhe 3.4%.

    Zyrtarët e Bankës Qendrore e kanë bërë të qartë synimin për uljen e inflacionit në masën 2% , çka do të çojë në uljen e normave të interesit të huamarrjes, çka pritet gjerësisht në shtator.

    Gjendja e ekonomisë në vend ka tërhequr vëmendjen e amerikanëve ndërsa fushata presidenciale është intensifikuar. Megjithëse inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, në 3% nga 9.1% në vitin 2022, çmimet mbeten shumë mbi nivelet e tyre para pandemisë./VOA

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u zotua për mbështetje të palëkundur për Ukrainën pas një takimi me Presidentin Vladimir Zelensky të shtunën, për...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ish zëvendës presidenti amerikan, republikani Dick Cheney, ka konfirmuar votën e tij për kandidaten demokratike Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit....
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.