Italia ka vazhduar ta dëshmojë pse është ekipi më i mirë në botë në volejboll në konkurrencën e femrave, duke dhuruar një paraqitje fantastike në finale ndaj SHBA-ve.
Italia që nuk kishte fituar asnjëherë një medalje në Lojërat Olimpike në kategorinë e femrave në volejboll, e fitoi medaljen e artë duke mposhtur SHBA-të, kampionin në fuqi me rezultat 3-0 në sete.
Paola Egonu e Italisë u dëshmua me paraqitjen më të mirë në finale, duke dhuruar një shfaqje fantastike në sulm si dhe dominante në mbrojtje për t’i siguruar shtetit të saj medaljen.
GRANDE ITALIA
First-ever Olympic gold medal for the Italian volleyball women’s team thanks to a 3-0 victory against the USA 🇮🇹🥇
–
Première médaille d’or olympique pour l’équipe féminine italienne de volleyball grâce à une victoire 3-0 contre les USA 👏#Paris2024 pic.twitter.com/NSqHZGr8jF— Paris 2024 (@Paris2024) August 11, 2024
Ani pse ekipi i SHBA-ve u mundua që të rikthehet në lojë, italianet ishin në një seri fantastike dhe e morën të artën me rezultat 25-17.
Italia ishte padyshim ekipi më i mirë në ‘Paris 2024’, duke lëshuar vetëm një set drejt rrugëtimit për fitimin e medaljes së artë.
SHBA-të u desh të kënaqeshin me medaljen e argjendtë, ndërsa më herët Brazili kishte mposhtur Turqinë për të fituar të bronztën./Telegrafi/