×
  • Sport
  • Sport

    Ekipi i boksit të Kosovës sërish nuk lejohet të hyjë në Serbi

    FrontOnline
    23 Tetor 2021

    As për herën e dytë, ekipi i boksit të Kosovës, nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, që nesër nis në Beograd të Serbisë.

    Pas konsultimeve mes KOK-ut, AIBA-s dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, dhe me rekomandim të AIBA-s, ekspedita e boksit u nis sonte drejt pikës kufitare në Merdarë, pa veshur uniformën me simbole tonat shtetërore, arsyetim që policia serbe e kishte gjetur në tentimin e parë në kufirin tek ‘Dheu i Bardhë’, pèrcjell FrontOnline.

    Mirëpo, edhe pa simbole shtetërore në veshjet sportive, ekipi nuk u lejua të kalonte kufirin.

    Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka thënë për KOK-un se arsyetimi i policisë serbe ishte se delegacioni ynë ka hyrë në sistem dhe Qeveria e Serbisë nuk lejon hyrjen e tyre.

    KOK menjëherë ka njoftuar AIBA-n dhe KON-in për veprimin e Qeverisë serbe, të cilin e konsideron kryekëput politik dhe që tenton me çdo kusht t’ua mohojë garimin boksierëve tanë në Botëror./FrontOnline/

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Sport13 Maj 2024
    Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, ka thënë se ekipi i tij duhet të fitojë ndeshjen kundër Tottenham Hotspur ose Arsenal do...
    Sport13 Maj 2024
    Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka deleguar gjyqtarët për finalen e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës. Në finalen e Ligës...
    Sport13 Maj 2024
    Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka deleguar gjyqtarët për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. Në finale do të takohen Borussia...
    Të tjera
    Lajme13 Maj 2024
    Kryeministri Albin  Kurti para mediave ka folur për takimin me Kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi. Ai ndër të tjera ka thënë se...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i vetmi që nga opozita iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin...
    Lajme13 Maj 2024
    Pas më shumë se dy orësh, ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi. “Jam përgjigjur ftesës...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka njoftuar se kanë filluar punime për asfaltimin e rrugës Junik-Rastavic. Rrugë kjo qe e...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Duke paralajmëruar për kërcënimet globale në rritje, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, tha të hënën se bota qëndron në prag...
    Sport13 Maj 2024
    Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, ka thënë se ekipi i tij duhet të fitojë ndeshjen kundër Tottenham Hotspur ose Arsenal do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.