×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekipet e KFOR-it për gjetjen e mjeteve shpërthyese

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Çdo vit ekipet e KFOR -it për Shkatërrimin e Mjeteve Shpërthyese (EOD) kryejnë qindra detyra në Kosovë duke filluar nga neutralizimi i bombave dhe armëve të vjetra deri te kontrollimi i zonave specifike me ndihmën e qenve ushtarakë. Megjithëse situata në terren është përmirësuar në mënyrë të dukshme që kur operacioni i udhëhequr nga NATO filloi në vitin 1999, pas Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, ka ende mbetje të vjetra të konflikteve, disa që datojnë që nga Luftërat Botërore.

    Një numër në rritje i detyrave kryhen në partneritet me Forcat e Sigurisë së Kosovës ose ekipet e Policisë, të cilat po zhvillojnë aftësitë e tyre në këtë fushë specifike dhe të ndjeshme dhe po veprojnë në shumë raste si përgjegjësit e parë.

    Ekipet janë në gatishëri 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë, dhe në 12 muajt e fundit specialistët austriakë, zviceranë, amerikanë dhe ukrainas u angazhuan 129 herë dhe shkatërruan 96 bomba të pashpërthyera dhe 33 armë.

    Puna është bërë nga ushtarë jashtëzakonisht të trajnuar mirë, të cilët marrin një arsim shumë kompleks dhe të plotë – operatorët e Shkatërrimit të Mjeteve Shperthyese në të vërtetë duhet të njohin një bombë midis qindra llojeve para se të ndërhyjnë – dhe gjithashtu janë entuziast të ndajnë njohuritë e tyre me njësitë në terren, pasi mjetet e pashpërthyera janë një nga kërcënimet kryesore për paqeruajtësit dhe popullatën lokale, mbrojtja e të cilëve është objektivi i vërtetë për KFOR-in dhe partnerët e tij të sigurisë.

    Puna e një njeriu që shfrytëzon teknologjitë moderne, si detektorët e minave dhe robotët, këta të fundit në gjendje të inspektojnë dhe të shkatërojnë një mjet shpërthyes, në një mënyrë të largët dhe të sigurt për operatorin. Operatorët zakonisht mbajnë një anti bombë kostum 30 kg dhe një helmetë me peshë 7 kg, kur i afrohen një mjeti shpërthyes.

    Të gjithë specialistët e Shkatërrimit të Mjeteve Shpërthyese janë krenarë, pa mburrje, që janë pjesë e një komuniteti të ushtarëve të veçantë që ndajnë vlera dhe profesionalizëm, përveç se ndajnë në një mënyrë konstruktive mësimet që ata marrin nga terreni. Dhe ata që veprojnë me misionin e udhëhequr nga NATO në Kosovë e dinë se qetësia, siguria dhe liria e lëvizjes që gëzojnë të gjitha komunitetet që nga viti 1999 u detyrohen gjithashtu atyre.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.