75 milionët e programit IPA do të jenë ndihmesë për sektorin e energjisë.
Kështu është shprehur, Burim Ejupi, drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Zhvillimore – INDEP.
“Jemi me fat që janë ndarë këto mjete për efiçiencë të energjisë. Nuk mjaftojnë, por do ta ndihmojnë shumë sektorin pasi që dihet që rryma tek ne konsumohet më së shumti për ngrohje”, është shprehur Ejupi në Klan Kosova.
Ai ka folur lidhur me subvencionim e faturave për qytetarët që kursejnë energjinë, por që ka shtuar se një praktikë tjetër është më e vlefshme.
“Është subvencionimi me gjashtë milionë në pajisje efiçiente, sepse ato subvencionime nuk janë bërë për një muaj, por minimum pesë vjet. Qeveria ka qenë më mirë që ato 75 milionë për subvencionim të faturave, t’i bëjë për pajisje efiçiente”./Front Online