
Ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajic, ka thënë se vetëm gjatë muajit prill Serbia ka eskportuar drejt Kosovës 16 milionë euro mallra.
Megjithatë Ljajic thotë se në prillin e vitit 2018 përpara se të vendosej taksa 100% Serbia ka eksportuar drejt Kosovës 37.6 milionë euro.
Ai ka thënë se gjatë kohës së pandemisë nuk kanë pasur probleme me eksportimin e mallrave drejt Kosovës, meqë sipas tij tregu i Kosovës kishte nevoja për mallrat e përpunuara nga Serbia, duke përmendur plehun artificial, grurin, miellin e misrin.
Kjo rritje e importit nga Serbia vjen pas vendimit të qeverisë “Kurti” për heqje të taksës 100% dhe fillimit të aplikimit të reciprocitetit të pjesshëm.