×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit

    FrontOnline
    20 Janar 2021

    KEDS ka renovuar thuajse komplet rrjetin elektrik në qendër të qytetit të Ferizajt. Tashmë, aty shtrihen kabllo të reja me stabilimente përcjellëse të cilat ofrojnë shërbime shumë më kualitative me energji elektrike për rreth 20 mijë banorë të qendrës së këtij qyteti. Rrjeti përmbushë kërkesat e reja për energji të konsumatorëve. Ai është krijuar sipas planit urbanistik të komunës, kështu që të gjitha ndërtesat kolektive do të kenë kapacitet të mjaftueshëm në daljet shpërndarëse.

    Në zemrën e qytetit të Ferizajt, tashmë janë krijiuar edhe lidhjet unazore ndërmjet nënstacioneve që do të ndikojë drejtpërdrejt në shkurtimin e ndalesave në furnizim. Unazat kanë krijuar edhe alternativa në furnizim. Transformatorët janë dizajnuar të kenë dy burime të furnizimit për konsumatorë, që nënkupton se nëqoftëse ka pengesa furnizimi në linjën e tyre, ai menjëherë kalon në linjën tjetër dhe ata nuk ballafaqohen me ndalesa të saj.

    Përmes këtyre investimeve, po mundësohet modernizim i tërësishëm i rrjetit në mënyrë që konsumatorë të marrin shërbime kualitative dhe të sigurta të energjisë elektrike. Investime në rrjetin energjetik po vazhdojnë çdo ditë anekënd Kosovës, që tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë sa me afër konsumatorit.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual, të 21-tin me radhë të Grupit të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    BE-ja tha të premten se do të jap 68 milionë euro shtesë për të ofruar ndihmën e nevojshme për palestinezët në Gaza,...
    Kronika26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur sot kundërvajtësin (shoferin)...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Franca dhe Gjermania arritën pajtim për të prodhuar së bashku gjeneratën e re të tankeve luftuese, të pajisura me inteligjencë artificiale dhe...
    Lajme26 Prill 2024
    “Nuk besoj që ka shqiptarë me mendë në krye, që është psiqikisht i shëndoshë  mundet me qenë antiamerikan. Vetën ndonjë person i...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, ka identifikuar shoferin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.