Disa ditë më parë, Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se rezidenca e ambasadorit të tyre në Khartoum u sulmua nga një avion ushtarak sudanez duke e dënuar si sulm të urryer.
Sulmi u dënua nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me anë të një reagimi në platformën X.
“Shqipëria dënon me vendosmëri sulmin frikacak në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum”, u shpreh Rama sot.
Rama theksoi se, kjo shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe çdo norme diplomatike nuk duhet të mbetet e pakundërshtuar.
“Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për respektim të plotë të Konventës së Vjenës dhe mbrojtje të plotë diplomatike”, nënvizoi Rama.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i japin përparësi paqes dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”, theksoi më tej kreu i qeverisë.