Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur shumë i lumtur me medalistet olimpike të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Rama ka thënë se ndjehet krenar që është miku i medalistëve olimpik të Kosovës.
“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se, Distria Krasniqi ka fituar në “Paris 2024” medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo e kishte fituar medaljen e artë në “Tokio 2020”.
Ndërkohë Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë./Front Online/
Postimi i plotë i Edi Ramës: