E ksaj proteste i është bashkuar edhe reperi Stresi. Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij përmes një postimi në Facebook.
Stresi pjesmarrjen në protestë do ta bëj jo për shkak të mysafirëve por për shkak të zotit të shtëpisë.
‘Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë. Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve.
I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve! Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm! Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë!
Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb. Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë. Do jem aty si qytetar, patjetër!’ ka shkruar Stresi në postimin e tij.
Sot pritet të vijnë në Tiranë kyeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në kuadër të ‘Open Balkan’.