Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 pacientë nga COVID-19 ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Numri total i të shëruarve është gjithsej 13,088 kurse numri i rasteve aktive është 1,674.
Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj dhe Malishevë.