×
  • Auto
  • Auto

    Edhe Renault akuzohet për mashtrim me motorët me naftë

    FrontOnline
    18 Qershor 2021

    Hetuesit francezë kanë akuzuar Renault për mashtrim në lidhje me emetimet e motorëve me naftë. Hetimi është i lidhur me një skandal që shpërtheu kur Volkswagen u konstatua se ka mashtruar me teste gati gjashtë vjet më parë. Renualt duhet të paguajë një kusht prej 20 milion euro dhe të sigurojë një garanci bankare prej 60 milion euro për të mbuluar kompensimin dhe gjobat e mundshme, tha kompania franceze, transmeton FrontOnline. Në të njëjtën kohë, Renault ka mohuar shkeljen e rregullave. Kompania thekson se automjetet e saj nuk janë të pajisura me ndonjë softuer që përcakton rezultatet për pajisjet e kontrollit të ndotjes dhe se ajo gjithmonë ka qenë në përputhje me rregulloret franceze dhe evropiane.

    Akuzat bazohen në një hetim të filluar në fillim të vitit 2017, disa ditë pasi Volkswagen arriti një marrëveshje mbi proceset gjyqësore në Shtetet e Bashkuara dhe pranoi përgjegjësinë. Renault deklaron se, ndryshe nga Volkswagen, ajo nuk përdori pajisje të paligjshme për të aktivizuar programin e kontrollit në laborator. Pajisjet e tilla mundësuan emetimin e sasive më të mëdha të substancave të dëmshme në ngasjen reale. “Renault nuk ka mashtruar askënd. Sipas asaj që dimë nga çështja Volkswagen, situata për Renault nuk është e njëjta. Ne nuk kemi pajisje mashtrimi në makinat tona dhe nuk i kemi pasur kurrë ato”, tha Jules de Born, kreu i departamentit të inxhinierisë në kompaninë franceze. Motorët që u hulumtuan u instaluan në automjete nga 2009 në 2011 dhe nga 2013 në 2017. Fusha e plotë e hetimit nuk është përcaktuar ende. De Born pretendon se teknologjia kundër ndotjes së oksidit nitrik në atë kohë kishte njohur mangësi dhe se ishte funksionale vetëm në kushte optimale me shpejtësi më të ulët./FrontOnline/

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Auto02 Maj 2024
    Moti është i ftohtë, por mos lejoni që kjo t’ju mashtrojë. Një tjetër pranverë dhe verë e nxehtë na pret. Kondicionerët në...
    Auto02 Maj 2024
    Para se ta bleni veturën e parë elektrike, shumë mendoni. Nuk ka asgjë të çuditshme për këtë – është një kalim kohe...
    Auto01 Maj 2024
    Legjenda e garave të Rebord, TWR ka zbuluar sot veturën e saj të shekullit të 21-të, dhe me siguri do të tërheqë...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.