×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një ushtar i FSK-së diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar edhe një sukses në një prej akademive më prestigjioze ushtarake në botë. Kësaj radhe vjen nga nëntogeri Klevis Elezaj, i cili ka përfunduar me sukses trajnimin njëvjeçar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.

    Ai ka diplomuar sot ku pas ceremonisë në një intervistë ekskluzive për KosovaPress tregon se do të kthehet të vazhdojë shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe do të përcjellë tek ushtarët e FSK-së përvojën profesionale të marrë në Sandhurst.

    Ditën e sotme e konsideron shumë të rëndësishme, ndërsa trajnimin njëvjeçar në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar e përshkruan si sfidë të madhe për të

    “Trajnimi njëvjeçar në këtë akademi ka qenë mjaftë sfidues duke marrë parasysh rezistencën psikike, përgatitjen dhe kalitjen fizike, gjithashtu përgatitjen ushtarake dhe strategjike qe e kemi marrë në Sandhurst, kjo është shumë fitimprurëse për ushtrinë tonë për arsye se oficerët tanë që shkollohen këtu trajnohen dhe mësojnë një doktrinë e cila është prej doktrinave më të mira në botë për udhëheqje, lidership ushtarak dhe strategji ushtarake”, thotë nëntoger Elezaj.

    Nëntogeri Klevis Elezaj deklaroi për KosovaPress se kjo periudhë ishte mjaft atraktive për të, ku thekson se është pritur mjaft mirë nga britanikët prej të cilëve thotë të ketë marrë shumë njohuri.

    “Në ambientet ushtarake, oficerët e Kosovës gëzojnë një respekt të madh kjo gjithmonë duke ju falënderuar performancës së lartë të oficerëve të rinj të Qendrës për Studime Universitare të cilët në të kaluarën e kanë bërë jashtë vendit, pra është ndërtuar një traditë e mirë dhe e respektueshme për oficerët tanë jashtë vendit”, thekson ai.

    Shërbimin e tij në ushtri, nëntoger Elezaj do ta vazhdojë në Forcën e Sigurisë së Kosovës ku thotë se do te jap kontributin e tij në ngritjen e Forcës.

    “Unë kthehem në Kosovë më regjimentin e dytë si toger i këmbësorisë, aty do te vazhdojë dhe jap kontributin tim të trajnimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ngritjen e tyre në nivelet e ushtrisë së NATO-s”, tregon ai.

    Ai shton se do të përpiqet të implementojë kulturën e ushtrisë britanike gjithmonë duke pasur parasysh atë të Ushtrisë së Kosovës.

    Në këtë akademi sivjet kanë nisur shkollimin edhe dy pjesëtarë të FSK-së dhe me herët kanë diplomuar dhjetëra të tjerë./G.Kadrija

    Nga Rubrika
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, për FrontOnline ka deklaruar se nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Në shumë qytete të Kosovës, mungesa e energjisë elektrike është bërë një problem shqetësues që ka prekur drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, por...
    Kronika29 Dhjetor 2024
    Një burrë në Viti dyshohet se derisa ishte në një restorant i është përkeqësuar gjendja, e si pasojë ka humbur dhe jetën....
    Të tjera
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku mund të ketë mjegull/vranësira të...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të shkojë në spital për t’i hequr prostatën të dielën. Kjo pasi ai u diagnostikua me një...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kush ia mësyn të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare në Muçibabë do i duhet të pres deri në 50 minuta. Atje...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    “ Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes, duke i...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ish-prokurori Elez Blakaj, ka thënë se edhe gjatë vitit 2024, puna dhe rezultatet në sistemin prokurorial dhe gjyqësor mbesin akoma larg pritshmërive...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-së dhe Kryetar i Forumit Intelektual “Europa 2030”, thotë se se sipas të dhënave të FMN-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.