×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Edhe një tender për Devollët, tash Federata e Futbollit ia dhuron ligën në një proces të dyshimtë

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Devollët nuk humbasin dot në tenderët që ua mësyjnë. Madje, ata tashmë kanë arritur të depërtojnë edhe në futbollin kosovar, ku dyert iu hapën nga vet Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

    Artmotion, që është në pronësi të Devollëve, tashmë i ka fituar të drejtat televizive për transmetimin e Superligës së Kosovës në futboll për edicionin e ri, i cili do të fillojë më 12 shtator.

    Gazeta Express mëson se një komision i FFK-së që është marrë me procesin e shitblerjes së drejtave televizive tashmë i ka kryer punët dhe e ka përgatit një raport, përmes të cilit e rekomandon Komitetin Ekzekutiv të FFK-së që “Artmotion” të shpallet fitues.
    Mirëpo, qysh herët ka pasur dyshime në krejt këtë proces. Madje, fitorja e “Artmotion” në këtë tender përflitej në futbollin kosovar qysh para hapjes së tenderit.

    Po ashtu, ofertat financiare janë mbajtur të fshehta për disa ditë. Ndërsa, praktikat dhe ligjet në Kosovës i obligojnë instucionet që ofertat financiare me i çelë në prezencë të palëve. Dhe, kjo i shton dyshimet mbi korrektësinë e këtij procesi.

    Konkurrues ishin tri kompani, ndërsa në garë ishte edhe “Kujtesa”. Kurse, FFK-ja ia kishte pamundësuar “Digitalbit” pjesëmarrjen në tender, me arsyetimin se ishte subjekt i jashtëm (nga Shqipëria), ndonëse qe disa vite ishte pikërisht “Digitalbi” ishte transmetues i kampionatit kosovar, i cili tashmë prodhon skuadra pjesëmarrëse për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e kishte hapur tenderin më 5 gusht. Kompanitë mediale kishin afat deri më 12 gusht të konkurronin. Por, fituesi nuk është shpallur as disa javë pas mbylljes së afatit të tenderimit.

    Në FFK thonë se gjatë këtyre javëve komisioni ka negociuar detaje me ofertuesit. Por, assesi shtëpia e futbollit nuk pranon të jap ndonjë informacion tjetër, e as rreth asaj se sa para i kanë ofruar ofertuesit apo ndonjë sqarim tjetër që ka të bëjë me procesin, i cili po shkon drejt fundit vetëm pak ditë para se të fillojë kampionati i ri, në një kohë kur fokusi i të gjithëve është tek ndeshjet e Kombëtares së Kosovës me Moldavinë dhe Greqinë në Ligën e Kombeve.

    Sidoqoftë, krejt procesi është vënë në dyshim të madh. “Digitalb” ka paralajmëruar ankesë në gjykatë por edhe në UEFA.

    Ndërsa, prijësit e disa klubeve para pak ditësh e ngritën zërin duke kërkuar kujdes nga FFK në këtë proces sepse nuk do ta pranojnë një fitues të kurdisur, duke potencuar se është dashtë t’u epet mundësia edhe subjekteve të jashtëm të konkurrojnë sepse duke kufizuar kompani ofertat do të jenë të paketa dhe me përmbajtje të shumave të vogla të parave.

    Përvoja nga e kaluara tregon se klubet mund ta “shkatërrojnë” procesin nëse fituesi është përcaktuar para hapjes së tenderit. Qysh në edicionin 2015-2016 të gjitha klubet ishin bashkë me FFK-në për t’ia shitur drejtat televizive “Digitalbit”. Por, vetëm FC Prishtina ishte kundër dhe e pakënaqur. Klubi më i madh kosovar ishte ndarë prej 11 klubeve tjera që ishin me “Digitalbin”, duke ia dhënë ndeshjet e saj Radio Televizionit të Kosovës. Dhe, FFK kishte mbetur si spektatore, duke mos arritur ta bindte Prishtinën t’u bashkohet 11 klubeve tjera në “Digitalb”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.