Këngëtarja 36-vjeçe Avril Lavigne bëri një shëtitje nëpër Melburnin me diell dhe të ngrohtë në një veshje mjaft provokuese. Pantallona të gjera të zeza dhe një veshje e shkurtër lartë me ngjyrë të bardhë, nën të cilën nuk mbante sytjena, ishin zgjedhja e saj, por duket se këngëtarja nuk u mërzit nga fakti që gjinjtë e saj ishin gati të ekspozuar.
Dhe ishin këto foto që ndezën zërat se ajo i ishte nënshtruar një operacioni për rritjen e gjinjve, sepse dekolteja e saj pa sutjena, duket shumë më e bujshme se në të kaluarën. Për të qenë më të saktë, kjo është folur disa herë në vitet e fundit, por thashethemet shpejt ndaleshin. Tani ato janë riaktivizuar, por ne do ju lëmë të gjykoni vetë bazuar në fotot në galerinë tonë.
Këtë herë, me ish-“princeshën e rokut” nuk ishte i dashuri i saj, muzikanti Mod Sun i cili kishte qenë më parë në një lidhje me aktoren Bella Thorne dhe këngëtaren Demi Lovato. Ai shpesh sillte gra të tjera në një marrëdhënie me Bella, gjë të cilën ajo e aprovoi dhe ai kishte një lidhje të shkurtër me Demin pasi fejesa e saj përfundoi. Çifti konfirmoi marrëdhënien në ditën e Shën Valentinit dhe ata u takuan ndërsa punonin në albumin e tij “Internet Killed the Rockstar”. Avril ka dy martesa të dështuara. Ajo ishte e martuar me Deryck Whibley nga grupi ‘Sum41’ nga viti 2006 deri më 2010, ndërsa martesa e saj me këngëtarin e ‘Nickelback’, zgjati vetëm dy vjet, nga 2013 deri më 2015./FrontOnline/