Mbrëmja e sotme ‘Prime’ ka nisur me përplasjen virtuale që ndodhi fundjavën që lamë pas, ku Meti iu vërsul Edonës, pasi kjo e fundit u zgjodh e preferuara e publikut.
E kësisoj, Meti është përballur me një breshëri kritikash, përfshirë edhe ato të opinionistëve.
“Po na mban qe mbi 20 minuta duke treguar të njëjtat gjëra, bëhu i rritur dhe kërko falje për sjelljet që ke treguar ndaj Edonës”, i ka thënë Bledi Mane pos tjerash, Metit.