Timisha Beauchamp, 20-vjeç, nga periferia e Detroitit në SHBA, u shpall e vdekur dhe u transferua në morg, por në momentin që balsamimi i saj do të fillonte, ajo hapi sytë.
Një ambulancë u thirr në shtëpinë e familjes Timisha të dielën në mbrëmje, pasi ajo nuk reagoi ndaj ndonjë stimulimi. Ambulanca u përpoq ta rianimojë për rreth 30 minuta. Ata ishin në kontakt telefonik me një mjek, i cili e shpalli të vdekur në bazë të informacioneve që i ishin dhënë nga punonjësit e ambulancave.
Ajo u dërgua në morg, dhe një orë më vonë – ishte gjallë. Ajo është ende në gjendje kritike, por është gjallë.
Po zhvillohet një hetim që do të tregojë se si ndodhi ky konfuzion, raportojnë mediat.