×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Arrihet marrëveshja tregtare pas Brexitit mes Britanisë së Madhe dhe BE-së

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Britania e Madhe arriti marrëveshje tregtare pas Brexitit me Bashkimin Evropian të enjten, shtatë ditë para se të dalë nga blloku evropian.

    Marrëveshja është shumë e rëndësishme për raportet e Britanisë së Madhe dhe BE-së, pasi një dështim i saj do të detyronte vendosjen e tarifave të ndërsjella.

    Qeveria britanike tha se “marrëveshja është një lajm fantastik për familjet dhe bizneset në çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar”.

    “Ne kemi marrë përsëri kontrollin e parave tona, kufijve, ligjeve, tregtisë dhe ujërave tona të peshkimit. Kjo do të thotë që ne do të kemi pavarësi të plotë politike dhe ekonomike më 1 janar 2021”, tha Qeveria britanike përmes një deklarate. Marrëveshja tregtare e arritur nga Britania dhe Bashkimi Evropian është “e drejtë dhe e ekuilibruar”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Van der Leyen.

    “Unë gjithashtu besoj se kjo marrëveshje është në interes të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo do të vendosë baza të forta për një fillim të ri me një mik afatgjatë. Dhe kjo do të thotë që ne më në fund mund ta lëmë Brexitin prapa nesh, dhe Evropa po vazhdon të lëvizë përpara”, tha ajo.

    Von der Leyen, shtoi se “i gjithë ky debat ka qenë gjithmonë rreth sovranitetit”.

    “Ne duhet të pyesim se çfarë do të thotë sovranitet në shekullin 21. Ka të bëjë me bashkimin e forcës sonë dhe të flasim me një zë në një botë plot me fuqi të mëdha. Ka të bëjë me tërheqjen e njëri-tjetrit në kohë krizash në vend që të përpiqeni të ecni vetëm. BE-ja tregoi se si mund të funksionojë kjo në praktikë”, tha ajo.

    Të dyja palët kanë kohë deri më 31 dhjetor që ta miratojnë atë në parlamentet përkatëse.

    Kjo pasi në këtë datë, Britania përfundon periudhën tranzitore pas largimit zyrtar nga blloku evropian në janar në këtij viti. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se tash është radha e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian që ta analizojnë atë, para se t’i japin dritën e gjelbër.

    Rregullat e konkurrencës së ndershme dhe të drejtat e peshkimit kishin qenë pengesa kryesore për të arritur një marrëveshje tregtare gjatë nëntë muajve bisedimesh të trazuara.

    Marrëveshja shmang vendosjen e tarifave, kuotave dhe pengesave të tjera tregtare që do t’u kushtonin të dy palëve miliarda në tregti dhe qindra mijëra vende pune.

    Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016./tch

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Korrik 2024
    FBI-ja deklaroi se ish-presidenti Donald Trump u godit në vesh nga një plumb gjatë atentatit ndaj tij më 13 korrik, duke i...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Të tjera
    Lajme27 Korrik 2024
    Moti sot parashihet të jetë me diell. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ndërmjet 26-30. “Do...
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media. Sipas njoftimit për media nga PDK-ja nuk...
    Lajme26 Korrik 2024
    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punon në heshtje që veterani i UÇK-së, Blerim Ramadani, të fitojë lirinë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.