×
  • Lajme
  • Lajme

    E rrahu djalin me grushta, një muaj paraburgim në psikiatri për babain

    FrontOnline
    20 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H. D. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Fitore Daci, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se  më 18.03.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, me dashje i shkakton lëndim  trupor të dëmtuarit-djalit tij të mitur F.D. në atë mënyrë që pas një fjalosje e godet  me grushte në fytyrë, pastaj janë rrokullisur shkallëve nga kati i dytë në katin e parë , me ç’ rast i dëmtuari kishte pësuar  lëndime të lehta  trupore.

    Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj,. Paraburgimi do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK- Prishtinë.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Front Online

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Leutrim Retkoceri, shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, ka reaguar ndaj akuzave të drejtorit të Shërbimeve Publike në Kryeqytet,...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq ka deklaruar se pakoja e masave e miratuar nga Qeveria serbe “për...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme ka vizituar një familje në Pestovë të Vushtrrisë, si...
    Të tjera
    Lajme15 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar dje më 14 shtator në kuadër të operacionit “Kolonia” në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, për substanca të dyshuara...
    Lajme15 Shtator 2024
    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se brenda shtat muajve të këtij vit është vërejtur një rënie e ndjeshme në numrin...
    Lajme15 Shtator 2024
    Është ekstraduar nga Italia, shtetasi i Shqipërisë Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje. Në vijim të...
    Lajme15 Shtator 2024
    Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, të hënën, Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë....
    Lajme15 Shtator 2024
    Ish-ministrja e Arsimit, njëherësh deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se VV ka ardhë në pushtet me premtime por gjatë mandatit...
    Lajme15 Shtator 2024
    Të premten një punëtor vdiq pasi ra nga kati i një ndërtese në ndërtim e sipër në Prizren. Ai është J.K, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.