Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit F.B, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila vepër dyshohet se është kryer në prezencë të fëmijëve.
“Gjykata ka konsideruar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPP-së kundër të pandehurit F.B. dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në komunikatë.
Sipas Gjykatës masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri F.B. mund të përsëris veprën penale, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, e cila vepër penale dyshohet se është kryer në ambiente familjare në prezencë të fëmijëve të tyre, duke krijuar shqetësime edhe për fëmijët e që të njëjtit mund të kenë pasoja psikologjike për të ardhmen e tyre.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës