×
  • Lajme
  • Lajme

    E pafalshme, shtatorja e Anton Çettës që një vit rri mbyllur në atele, Komuna e Prishtinës nuk i bën zgjidhje

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Që një vit shtatorja e Anton Çettës, plakut që pajtoi qindra gjaqe në tërë Kosovën, rri në atelenë e skulptorit që e punoi atë, Agon Qosa. Komuna e Prishtinës nuk ia ka gjetur ende asnjë lokacion se ku të vendoset.

    Duke folur për Gazetën Sinjali, skulptori Agon Qosa, thotë se përveç gazetarëve nuk është interesuar askush për shtatoren e Çettës.

    “Shtatorja është ende në atele te unë, është e përfunduar në bronz prej 22 tetorit të vitit të kaluar. I ka bërë një vit e pak që është në atele… Pos gazetarët që kanë ardhë me pyet për shtatore, përndyshe askush s’ka ardhë, askush s’më ka dhënë ndonjë informatë”, tha Qosa për Gazetën Sinjali.

    Për këtë çështje, Qosa e lë fajtor të parin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

    “Me Agjensionin e Komplekseve Memoriale e kemi diskutuar disa herë bashkë, kanë dashur të kontaktojnë me kryetarin nuk ia ka çelë telefonin, i kanë shkru letër, kanë kërku edhe takim por nuk ia ka caktuar një takim të paktën me diskutu”, thotë më tej Qosa.

    Ndonëse nuk ia kanë gjetur vendin për vendosjen e shtatores, sot politikanët e kanë përkujtuar në Facebook 24 vjetorin e vdekjes së Anton Çettës.

    Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka shkruar për Çettën se “Kujtimi për unifikuesin shqiptar, pajtimtarin e mijëra gjaqeve dhe humanistin e madh nuk është zbehur as pas 24 vjetësh nga vdekja e tij”.

    Për Anton Çettën ka shkruar edhe presidenti Hashim Thaçi, “Para 24 viteve vdiq albanologu, humanisti i shquar dhe njeriu i urtë Anton Çetta, që hyri në historinë e re të Kosovës si pajtues i gjaqeve dhe mbledhës i thesarit të çmuar të trashëgimisë sonë folklorike”.

    Qosa thotë se këto shkrime politikanët i bëjnë sa për politikë “mu dokë që po bëjnë diçka”.

    Gjatë bisedës, Qosa tha se nuk i pengon që në atele të qëndrojë edhe më tutje shtatorja e Çettës.

    “Është qëllimi te vendi, te kryetari i Komunës së Prishtinës që nuk ia ka gjetur një vend, ka vende sa të duash. Mua nuk më pengon me mbetë shtatorja në atele, është vepër e imja”, përfundoi Qosa.

    Shtatorja e Anton Çettës

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Selim Pacollin, për të kuptuar nëse është bërë diçka për gjetjen e lokacionit për vendosjen e shtatores së Çettës, por i njëjti tha se ndodhet jashtë vendit dhe për këtë çështje do të përgjigjet nesër në mëngjes.

    Ndryshe, muaj më parë ishte kundërshtuar ideja që kjo shtatore të vendoset para Institutit Albanologjik./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Artrit Mulliqi ka shkelur heshtjen zgjedhore e cila duhet të mbizotërojë gjatë kohës kur qytetarët votojnë....
    Lajme09 Shkurt 2025
    Radhë të gjata të qytetarëve shfrytëzuan të drejten e tyre për të votuar, në Trudë të kryeqytetit. Sylejman Jakupi kryesues i një...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Si ka qenë trendi i fletëvotimeve të dëmtuara ndër vite? Me ose pa qëllim, shumë fletëvotime edhe dëmtohen gjatë procesit të votimit,...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Rezultatet prelimintare të zgjedhjeve të sotme parlamentare në Kosovë do të dihen “shumë më shpejt”, për dallim prej herave të kaluara, tha...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, sipas BILD. Siç bëhet e...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kosova sot po voton për zgjedhjet parlamentare. Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit dhe do të mbyllen në orën 19:00....
    Lajme09 Shkurt 2025
    Një situatë e rrallë ka ndodhur në Malishevë gjatë procesit të votimit. 26 anëtarë të një familje kanë shkuar të votojnë së...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Dalja më e madhe në votime në përqindje po ndodhë në komunat me shumicë serbe. Sipas KQZ, dalja më e madhe deri...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komuna e Podujevës deri tani kanë votuar mbi 33%. Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor të Kosovës nga 84 mijë e 23...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.