Një vajzë 15-vjeçare në Rahovec është fejuar me lejen e prindërve të saj. Por, problemi lindi ditën e ceremonisë së fejesës, pasi që 15-vjeçarja nuk u kthye nga shtëpia e të fejuarit.
Siç mëson Sinjali, rastin në Polici e ka denoncuar babai i të miturës, i cili ka deklaruar se ditën e mërkurë i kishte dhënë leje vajzës së tij që të shkojë për ceremoninë e ndërrimit të unazave në shtëpinë e tashmë të fejuarit të saj, i cili po ashtu është i mitur.
Por, pas përfundimit të ahengut, 15-vjeçarja nuk ishte kthyer në shtëpinë e prindërve, duke u shkaktuar kështu shqetësim e frikë atyre.
Në vazhdën e veprimeve hetimore, vajza e mitur është intervistuar në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, e cila ka bërë të ditur se ka kryer marrëdhënie seksuale me të fejuarin e saj.
Ndërkohë në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i fejuari i vajzës, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Dhunim’.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa vajza e mitur është kthyer në shtëpinë e familjes së saj.
Kujtojmë që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohem me burgim prej 5 deri në 20 vjet.