Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    E kërkonte Interpoli, “FAST” i Policisë së Kosovës arreston belgun në Klinë

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Një shtetas i Belgjikës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, ka rënë në pranga të Policisë së Kosovës.

    Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se Njësiti “Fast”, i cili merret ekskluzivisht me personat e kërkuar, ka arrestuar sot në Klinë belgun me inicialet P.B., i cili ishte nën “llupën” e Interpolit për shitje të drogës.

    Belgu ishte i dënuar me 20 vjet për trafikim të drogës.

    Njësiti “Fast” ishte në asistim edhe të Njësisë Speciale të Rajonit të Mitrovicës të cilët me sukses kanë përfunduar operacionin.

    Belgu është dërguar në njërin nga stacionet e policisë për tu intervistuar ndërsa autoritetet kosovare, në bashkëpunim me ato të Belgjikës, do të punojnë për ekstradimin e të kërkuarit.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme05 Qershor 2023
    Jörn Rohde, ambasadore i Gjermanisë në Kosovë, ka kërkuar sërish nga Qeveria e Albin Kurtit që të punojë urgjentisht në plotësimin e...
    Lajme05 Qershor 2023
    Është gjetur dhe konfiskuar në veri të Kosovës një veturë me targa gjermane, e cila dyshohet se është vjedhur në Gjermani. Sipas...
    Lajme05 Qershor 2023
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është kundërpërgjigjur ministrit të Bujqësisë, Faton Peci duke e etiketuar si “Inspektori Peci në botën...
    Të tjera
    Lajme05 Qershor 2023
    Në lidhje me situatën në veri, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti ka thënë se aktivitetet e...
    Lajme05 Qershor 2023
    Kryetari i Zveçanit nga radhët e PDK-së, Ilir Peci tha se as që e mendon tash për tash dorëheqjen. Kurse kryetari tjetër...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Katër persona janë arrestuar në Tiranë, për të cilët policia atje bëri të ditur se dyshohen për vepra të ndryshme penale. Një...
    Bota/Rajoni05 Qershor 2023
    Disa trafikantë shqiptarë të përfshirë në një mega trafik droge në Europë, si dhe në bashkëpunimin me klanet mafioze kalabreze, “Ndrangheta”, kanë...
    Lajme05 Qershor 2023
    Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme po shihet nga faktori ndërkombëtar si rruga e duhur për shtensionimin e situatës në Veri. Ish-kryetari i...
    Lajme05 Qershor 2023
    Sllagjana Pantoviq, është emëruar nënkryetare e komunës së Zveçanit. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryetari i kësaj komune Ilir Peci. Pantoviq,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.