Është arrestuar një i dyshuar mashkull për ngacmim gjatë ditës së djeshme në Çagllavicë.
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se i dyshuari ka ngacmuar dhe kërcënuar një femër , duke i thënë se nëse nuk vepron sipas kërkesave do ta vras bashkëshortin dhe vëllain.
Çagllavicë 01.01.2021 – NN. “Me datë 01.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ngacmuar dhe kërcënuar viktimën femër kosovare se nëse nuk vepron sipas kërkesave të te dyshuarit atëherë do të ja vras viktimës bashkëshortin dhe vëllain. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me aktvendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Front Online/