×
  • Auto
  • Auto

    E ke tepruar me alkoolin? Tani ta tregon një smartfon

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Nuk është gjithnjë e lehtë ta dish se kur e ke tepruar me alkoolin. Por në këtë pikë, mund të të ndihmojë smartfoni yt, duke matur dhe vlerësuar ndryshimet në mënyrën se si ecën.

    Pasja akses në të dhëna në kohë reale për nivelin e alkoolit në gjak mund të ndihmojë njerëzit të reduktojnë sasinë që konsumojnë dhe të parandalojnë ngarjen e makinës nën efektet e alkoolit, thonë kërkuesit e universitetit të Pitsburgut. Ata kanë studiuar 22 të rritur mes moshës 21 dhe 43 vjec  dhe u dhanë vullnetarëve një gotë vodka me sasi të mjaftueshme alkooli për të prodhuar një përqendrim në frymë prej 0.2 për qindësh. Në SHBA, limiti për tolerimin e alkoolit është 0.08 për qind.

    Pjesëmarrësit kishin një orë kohë për të përfunduar gotën dhe më pas analizohej përqendrimi i alkoolit në frymë çdo orë, për shtatë orë radhazi ndërsa atyre u kërkohej të bënin 10 hapa në vijë të drejtë. Kërkuesit u vendosën pjesëmarrësve nga një smartfon dhe duke përdorur një aplikacion për regjistrimin e të dhënave, telefonët matën shpejtësinë dhe lëkundjet anash, para prapa, poshtë e lart.  Në 90 për qind të kohës, kërkuesit mundën të saktësonin, nisur nga këto të dhëna, se kur limiti i alkoolit tek një person ishte kapërcyer. Tani kërkuesit thonë se kanë hedhur themelet edhe për një kërkim të ri në të ardhmen, atë të përdorimit të smartfonëve për të dalluar në distancë teprimin me alkoolin.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Gusht 2025
    Policia në Prishtinë ka gjetur tek një person 38 qese substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë. Policia njofton...
    Lajme27 Gusht 2025
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur se disa prindër janë duke hasur në vështirësi gjatë procesit...
    Lajme27 Gusht 2025
    Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, është shprehur për “Front Online” se hapja e urës së re është...
    Të tjera
    Sport27 Gusht 2025
    Skuadra e Marseille duket se ka hequr dorë nga një transferim i mundshëm i Edon Zhegrovës gjatë afatit kalimtar të verës. Zhegrova...
    Lajme27 Gusht 2025
    I dërguari special i BE-së për dialogun midis Kososvës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë se i dëgjoi me kujdes bashkëbiseduesit e...
    Lajme27 Gusht 2025
    Të martën është hapur një nga dy urat e planifikuara mbi lumin Ibër të cilat lidhin Mitrovicën Veriore të banuar me shumicë...
    Lajme27 Gusht 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në selinë e KFOR-it në Prishtinë të dërguarin special të Francës për...
    Lajme27 Gusht 2025
    Të dhënat për gjendjen në pikat kufitare janë përditësuar para disa minutash dhe gjendja raportohet të jetë e qetë. Pritjet për të...
    Lajme27 Gusht 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 8-31...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.