Ibrahim Islami, një mërgimtar nga Dumnica e Podujevës, i cili jeton dhe vepron që rreth 30 vjet në Gjermani, ka marr një vendim tepër të rëndësishëm për familjen e tij.
Ibrahim Islami, i njohur si Bushi, ishte edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës disa vite më parë, dhe është një ndërmarrës i fuqishëm në qytetin ku jeton në Gjermani.
Bushi, ka njoftuar përmes Facebookut, që familjen e tij, pra fëmijët, po i kthen në Kosovë edhe pse kanë lindur e rritur në Gjermani.
Ai thotë se ky nuk ishte një vendim i lehtë, mirëpo tash e tutje fëmijët e tij do të jetojnë, shkollohen dhe edukohen në Kosovë.
“Kētë vendim e kam marrë për shumë arsye, e arsyeja kryesore është që fëmijët e mi të jetojnë në vendin e prindërve, gjyshërve, familjes dhe rrethit të tyre. Veç unë e di çka është të jetosh dhe të punosh larg familjes, shoqërisë dhe vendit ku ke lindur”, shkruan ai në Facebook.
Bushi ka kërkuar edhe nga bashkëatdhetarët tjerë shqiptarë të cilët i kanë kushtet që të veprojnë njëjtë.
“Nuk janë vendime të lehta, por që vendit ja kthen rininë e cila po ikin dhe vendi po tkurret. Çdo kthim i rinisë nga perëndimi është vlerë për shtetin e Kosovës, në të gjitha aspektet”, shkruan tutje ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, pas qëndrimit në mërgim rreth 29 vite bashkë me familjen time nga viti 1991, kam vendosur që fëmijët e mi t’i kthej në atdheun tim pas afër 30 vjet pune. Fëmijët e mi janë lindur, rritur dhe po shkollohen në Gjermani.
Tash e tutje nga ky vit do të jetojnë, shkollohen dhe edukohen në Kosovë. Kētë vendim e kam marrë për shumë arsye, e arsyeja kryesore është që fëmijët e mi të jetojnë në vendin e prindërve, gjyshërve, familjes dhe rrethit të tyre. Veç unë e di çka është të jetosh dhe të punosh larg familjes, shoqërisë dhe vendit ku ke lindur.
Tē gjithë bashkatdhetarët të cilët i kanë mundësitë financiare, të mendojnë për kthimin e fëmijëve të tyre tek familja, lagjia, qyteti, dhe shoqëria nga vijmë.
Nuk janë vendime të lehta, por që vendit ja kthen rininë e cila po ikin dhe vendi po tkurret. Çdo kthim i rinisë nga perëndimi është vlerë për shtetin e Kosovës, në të gjitha aspektet.
Kosova është vendi ku jemi lindur, vendi ku jemi rritur dhe vendi ku duhet kontribuar deri në vdekje.
I juaji Bushi!