Ekipi i Kosovës në xhudo e mbylli Kampionatin Evropian “Lisbona 2021” me tri medalje të fituara.
Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova fituan medalje të arta, derisa Nora Gjakova e fitoi të bronztën, shkruan FrontOnline.
Përveç tyre, Kosova mori pjesë në këtë garë edhe me Laura Fazliun dhe Loriana Kukën, të cilat zunë vendin e pestë në kategoritë përkatëse.
Kështu, Kosova ishte shteti më i suksesshëm në këtë garë me tri medalje të fituara dhe me dy “vende të pesta”.
Xhudistët tanë lanë mbrapa shtetet si Turqia, Franca, Gjeorgjia, Holanda dhe Rusia./FrontOnline/
https://www.facebook.com/driton.kuka/posts/10222519639797669?__cft__[0]=AZXWLHUNxeq0X4wgoE3RpwoKnOsCGF2itejALMEbFqh0hXwDPxg5lHnHKkTZt5sUh1pTrdfpd6NSJWisRUd8z40PMJEIQ2szqsfIfVG3YLrma528qhwsfhEzseIHDE-rRgWLYkz6sX8KwqAaMbUumuW9eWqpoylQvqGKdsKlTd-Wfw&__tn__=%2CO%2CP-R