Një person është arrestuar dje në Drenas, pasi dyshohet se e ka goditur qëllimisht me veturë një person tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Sipas viktimës, incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin.
Policia njofton se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
“VRASJE NË TENTATIVË, Gllogoc 26.03.2023 – 15:09. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.