×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    E do*gji me benzinë gruan e tij, i akuzuari çan në gjykatë: Më tradhtoi

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Gjykata ka vendosur të lërë në burg pa afat 45-vjeçarin, Bledar Trëndafili, i akuzuar për vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare.

    Më 31 gusht, Bledar Trëndafili e spërkati me benzinë dhe i vendosi flakën bashkëshortes së tij, Melisa Trëndafili. Ai shprehu pendesë para trupit gjykues, madje shpërtheu në lot, duke thënë: “Jam penduar për atë që kam bërë, por nuk jam në gjendje të shpjegoj pse shkova në atë akt”, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

    Trëndafili ka shprehur dyshime të forta për tradhti nga ana e bashkëshortes, ndërsa pretendon se ajo i kishte ndaluar takimet me fëmijët.

    “Të gjitha këto e kanë rënduar gjendjen time psikologjike. Madje, ditën që ndodhi ngjarja, kam shkuar për t’i kërkuar të më lejonte të takoja fëmijët,” tha ai.

    Çifti ishte në proces divorci për shkak të dhunës së ushtruar nga Bledar Trëndafili ndaj bashkëshortes së tij, e cila kohët e fundit jetonte me dy fëmijët e saj të mitur në një banesë me qira në Korçë.

    Ditën e ngjarjes, Bledar Trëndafili u rikthye për ta takuar pas disa herëve me radhë bashkëshorten, me qëllim që ta bindte të hiqte dorë nga procesi gjyqësor për zgjidhjen e martesës.

    Gjatë bisedës pranë banesës së Melisës, krejt papritur, ai e spërkati me benzinë dhe i vuri flakën. Gruaja qëndroi për ditë të tëra në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar, por tani ndodhet në banesën e saj në kushte më të mira shëndetësore.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën javën e ardhshme. Ai do të jetë në Shqipëri me...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë që ka zhvilluar me Blerta Kllokoqi-Rugovën, ka pyetur këtë të fundit nëse ka ambicie...
    Bota/Rajoni05 Tetor 2024
    Pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve të djeshme, qyteti i Vlorës është zgjuar mëngjesin e sotëm nën ujë. Në pamjet...
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, dhe ai britanik Jonathan Hargreaves janë ngjitur në majën malore në malet e Sharrit të quajtur...
    Lajme05 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ia “ka lidhur këmbët” Kosovës me marrëveshjen...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para anëtarësisë së LVV-së në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka folur edhe...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryetarja e partisë së vogël “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila, të cilës Kurti ia kishte besuar drejtimin e Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvendin...
    Lajme05 Tetor 2024
    “Dhe pikërisht ashtu siç e patëm paraparë liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës nuk e ka rritur migrimin. Përkundrazi, ka njerëz...
    Lajme05 Tetor 2024
    Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në fjalimin e tij gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, tha se kërkon nga bashkëpartiakët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.