Viktimat e dhunës seksuale, kanë thënë se e përjetuan rëndë izolimin
Pranvera e gjeti të mbyllur Kosovën, nga COVID 19.
Por, duket që ky qëndrim brenda shtëpisë, dikë po e kthen dy dekada më pas.
Ani pse ka kaluar kohë , kësaj gruaje, izolimi i kujtoi momentet, kur forcat serbe e morën me force, e pastaj e dhunuan.
Ajo thotë se në kohën e luftës, ishte 19 vjecare.
Ndërsa mban mend që bashkë me mbi 10 gra të tjera u torturuan në mënyrat më çnjerëzore nga forcat serbe.
Por, ani pse këto ngjarje ndodhen dy dekada me parë, kjo grua thotë që është në gjendje të identifikojë personin që e dhunoi.
Por, edhe pasi mbaroi lufta, thotë se torturat për të vazhduan.
Ajo shprehet se ende nuk e ka marrë guximin që tu tregojë fëmijëve atë se cka i ndodhi.
Kurse kërkesa e vetme e kësaj gruaje të dhunuar gjatë luftës së fundit në vend, është që në bisedimet me Serbinë, dikush ta ngrisë zërin për të e të kërkojë llogari.
Ndërsa për tmerrin që e përjetoi, thotë që është në gjendje të dëshmojë kudo.