Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë fizike dhe seksuale ndaj një gruaje
Një grua nga Mitrovica ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një mashkull i dyshuar. Viktima ka deklaruar se është dhunuar seksualisht disa herë, nga i njëjti person
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë e cila gjatë intervistimit ka deklaruar se nga i dyshuari lartcekur është dhunuar disa herë seksualisht”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Po ashtu, është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.