Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, ku një person humbi tragjikisht jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në lagjen Dardania.
Lajmi u konfirmua nga Policia e Kosovës, teksa u bë e ditur se ka elemente që sugjerojnë se bëhet fjalë për një vetëvrasje.
Sinjali mëson se personi që u hodh nga ballkoni duke humbur jetën është Lulzim Zuka, 47-vjeçar.
Lidhur me rastin, Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.