×
  • Kronika
  • Kronika

    E bujshme/ Kapet kamioni me 300 kg kokainë në Portin e Durrësit

    FrontOnline
    18 Qershor 2021

    Një kamion me 300 kg kokainë është ndaluar dhe është vendosur të kalojë për kontroll të imtësishëm në linjën e dytë.

    Në skaner është vënë re diçka e dyshimtë, e cila ka rezultuar lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Kamioni ka qenë me targa të Maqedonisë së Veriut, po ashtu dhe shoferi i arrestuar N.A., 40 vjeç, banues në shtetin fqinj.

    Droga ishte e fshehur në trupin e kamionit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ajo ishte mbështjellë me etiketa “Dior” dhe ‘Chicago Bulls”.

    Ende nuk dihet se nga vinte kamioni me targa maqedonase apo cili ishte destinacioni final. Gjithashtu, nuk bëhet me dije as se me çfarë ishte ngarkuar, përveçse se me ngarkesën e drogës.

    Njoftimi i policisë Port, Durrës

    Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta.

    Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidenton dhe sekuestron rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

    Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.

    Si rezultat i kontrolleve të shtuara me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca  permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësi, në bazë të dyshimeve të krijuara nga  kjo Task Forcë kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë në dalje një kamion transit me targa të Maqedonisë së Veriut.

    Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kamionin që drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, Task Forca gjeti të fshehur në trupin e kamionit, një sasi rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi N. A., 40 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon  veprimet hetimore  për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të  tjerë të përfshirë në të.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika21 Tetor 2024
    Më 19 tetor, në një vilë në Novobërdë është dhunuar një grua. Lajmin e bëri të ditur dje Policia përmes raportit 24...
    Kronika21 Tetor 2024
    Si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë, një person ka mbetur i vdekur. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet...
    Kronika21 Tetor 2024
    Policia Rajonale e Gjilanit ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Rrëmbim”. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë....
    Të tjera
    Vip21 Tetor 2024
    Vullneti është shprehur me ironi se nuk dëshiron të merret me fansa të këngëtarit Gold AG, derisa ka thelluar edhe më tej...
    Vip21 Tetor 2024
    Gazetari Vullnet Krasniqi ka dhënë komente lidhur me përplasjen që pati me aktorin Rrezart Veleshnja. Krasniqi tha se për të, Rrezi nuk...
    Vip21 Tetor 2024
    Burimi nuk ka pranuar të viktimizohet sonte me rastin e një momenti kur Rezarti e imitonte në një situatë ndërsa ai vepron....
    Vip21 Tetor 2024
    Në Prime të Big Brother Vip Kosova po vazhdon të diskutohet lidhur me debatin mes aktorit Rrezart Veleshnja dhe Gresës. Kësaj radhe,...
    Vip21 Tetor 2024
    Në debatin Rezi-Gresa, është përfshirë edhe banorja tjetër, Xheneta e cila poashtu ka pasur debat me Gresën Xheneta thotë se nuk ia...
    Vip21 Tetor 2024
    Po vazhdon debati brenda shtëpisë së Big Brother mes dy konkurrentëve, Vullnetit dhe Rrezart Veleshnjës. Sipas gazetarit Krasniqi, Rrezi po shkon në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.