Ndaj katër shtetasve të Moldavisë, Kazakistanit, Venezuelës dhe Kolumbisë, Policia në Vlorë ka nisur hetime nën dyshimin për ushtrim prostitucioni dhe përfitime monetare.
Q të katra dyshohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare, transmeton Klankosova.tv.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referoi materiale dhe nisi procedimin penal ndaj shtetaseve A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi. Këto shtetase dyshohen se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare”, thuhet në njoftimin e policisë.