Policia në Prizren ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka kontrabanduar pesë sirian.
Siç njofton PK, pas përfundimit të procedurave janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kontrabanduar pesë shtetas sirian, të cilët pas përfundimit të procedurave janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.